Vdes gazetarja ukrainase që po jetonte në Kosovë, Olga Priadko
Ka vdekur gazetarja ukrainase, Olga Priadko e cila po jetonte me djalin e saj në Kosovë. Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e ka dhënë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një postimi në Facebook. AGK ka njoftuar se ajo ishte pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosova”, shkruan lajmi.net. “Zonja Priadko ka…
Lajme
Ka vdekur gazetarja ukrainase, Olga Priadko e cila po jetonte me djalin e saj në Kosovë.
Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e ka dhënë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.
AGK ka njoftuar se ajo ishte pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosova”, shkruan lajmi.net.
“Zonja Priadko ka vdekur në banesën e saj në Prishtinë, ku jetonte për më shumë se 2 vjet me djalin e saj, Yaroslavin. AGK dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për familjen dhe miqtë e gazetares Priadko. Përkushtimi i saj në gazetari do të kujtohen dhe nderohen nga të gjithë ata që punuan me të”, thuhet në njoftimin e AGK-së. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: