Vdes edhe një punëtor i Korporatës Energjetike pasi ra në kontakt me tensionin elektrik- Dy të vdekur në KEK brenda pak ditëve

Një punëtor i KEK-ut ka humbur jetën derisa po punonte në transportin dhe zhvendosjen e kabllove, ku ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda. Si shkak i këtyre lëndimeve të cilave nuk arriti t’u bëjë ballë, i njëjti ka ndërruar jetë. KEK-u njoftoi mbi ngjarjen e rëndë derisa ngushëlloi…

Lajme

20/08/2026 14:18

Një punëtor i KEK-ut ka humbur jetën derisa po punonte në transportin dhe zhvendosjen e kabllove, ku ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda.

Si shkak i këtyre lëndimeve të cilave nuk arriti t’u bëjë ballë, i njëjti ka ndërruar jetë.

KEK-u njoftoi mbi ngjarjen e rëndë derisa ngushëlloi familjarët

Por situata në KEK në fakt është tejet shqetësuese. Brenda më pak se dy muaj tre punëtorë kanë humbur jetën derisa po punonin aty.

Në anën tjetër askush nga institucionet nuk është marrë me këtë çështje, transmeton lajmi.net.

Njoftim:

Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot, gjatë kryerjes së detyrave të punës, punonjësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arbenit Ahmeti, ka pësuar një aksident të rëndë.

Sipas informatave fillestare, gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV, ai ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda.

Menjëherë pas ngjarjes janë ndërmarrë veprimet emergjente dhe punonjësi është dërguar për trajtim mjekësor në Ambulancën e Obiliqit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra.

KEK-u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ahmeti, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin.

Organet kompetente janë duke trajtuar rastin dhe rrethanat e aksidentit do të sqarohen në përputhje me procedurat përkatëse.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Arbenitin.

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS./Lajmi.net/

“Pasiguri në punë”, brenda muajve në KEK humbën jetën dy punëtorë