Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i tij, Charlie Kirk, ka vdekur pas një sulmi me armë gjatë një ngjarjeje në Utah, raporton CNN. Ai i shprehu ngushëllime familjes së Kirk, teksa tha se ai ishte i admiruar nga të gjithë. “Charlie Kirk, i madhi dhe legjendari ka vdekur,” shkroi Trump në Truth…

Bota
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i tij, Charlie Kirk, ka vdekur pas një sulmi me armë gjatë një ngjarjeje në Utah, raporton CNN.
Ai i shprehu ngushëllime familjes së Kirk, teksa tha se ai ishte i admiruar nga të gjithë.
“Charlie Kirk, i madhi dhe legjendari ka vdekur,” shkroi Trump në Truth Social.
“Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga TË GJITHË, veçanërisht nga unë, dhe tani, ai nuk është më me ne. Melania dhe ngushëllimet e mia shkojnë për gruan e tij të bukur Erika dhe familjen. Charlie, të duam!”, ka shkruar Trump.