Vdes aktori që luajti “Tinky Winky” në ‘Teletubbies’
Të gjithë jemi rritur me seritë komike të “Teletabisëve”, që në fëmijëri na kanë argëtuar gjithmonë.

ShowBiz
Mediet e huaja raportojnë se sot ka ndërruar jetë aktori Simon Shelton Barnes, të cilin në “Teletubbies”, e kemi njohur si Tinky Winky, shkruan lajmi.net.
Barnes, i cili ishte baba i tre fëmijëve, ndërroi jetë në moshën 52 vjeçare, duke lënë pas një karrierë të bujshme, përveç si aktor, ai ishte edhe balerin dhe koreograf.
Ai vdiq vetëm katër ditë pasi festoi ditëlindjen e 52-të, kurse jetoi në Ampthill, Bedfordshire bashkë me gruan dhe fëmijët.
Telegrame ngushëllimi për Simon Barnes kanë shkruar familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që njohën figurën e tij. /Lajmi.net/