Vdekja tragjike e tre të rinjve, reagon Sveçla: Jemi në krah të familjarëve të viktimave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për aksidentin me tre të vdekur në Liqenin e Badocit. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka thënë se dy prej viktimave janë identifikuar dhe se është duke u hetuar shkaku i aksidentit. “Në vend të ngjarjes menjëherë pas aksidentit ka intervenuar…

Lajme

06/10/2024 13:49

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për aksidentin me tre të vdekur në Liqenin e Badocit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka thënë se dy prej viktimave janë identifikuar dhe se është duke u hetuar shkaku i aksidentit.

“Në vend të ngjarjes menjëherë pas aksidentit ka intervenuar Policia e Kosovës e cila me ndihmën e FSK-së dhe zjarrëfikësve ka nxjerrë veturën nga Liqeni i Badovcit dhe trupat e të ndjerëve. Aktualisht, ekspertët e fushës janë duke bërë hetime për shkakun e aksidentit.”

Sveçla i ka shprehur ngushëllimeve familjeve të viktimave, ndërkohë u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të jene të kujdesshëm gjatë vozitjes.