Vdekja tragjike e Agon Zejnullahut – Ahmeti pret në takim komandantin e ri të Policisë në Lipjan, pararendësi i tij dha dorëheqje morale
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur sot në takim komandantin e ri të Stacionit Policor në Lipjan, kapitenin Brahim Shatrolli. Emërimi i komandantit të ri vjen pas dorëheqjes morale të ish-komandantit Argjend Gashi, në vazhdën e reagimeve publike për rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili humbi jetën në…

Lajme
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur sot në takim komandantin e ri të Stacionit Policor në Lipjan, kapitenin Brahim Shatrolli.
Emërimi i komandantit të ri vjen pas dorëheqjes morale të ish-komandantit Argjend Gashi, në vazhdën e reagimeve publike për rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili humbi jetën në duart e Policisë gjatë arrestimit. Ky rast ka shkaktuar shqetësim të thellë në opinion dhe ka ngritur nevojën për përgjegjësi institucionale dhe transparencë.
Gjatë takimit, kryetari Ahmeti e uroi kapitenin Shatrolli për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në angazhimet që e presin, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe institucioneve komunale, në funksion të garantimit të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Lipjanit, transmeton lajmi.net
“Siguria e qytetarëve dhe respektimi i të drejtave të tyre është përgjegjësi e përbashkët. Ky bashkëpunim është jetik për të rikthyer dhe forcuar besimin e qytetarëve në institucionet tona,” theksoi kryetari Ahmeti.
Takimi u mbajt në kuadër të emërimit të komandantit të ri dhe shërbeu si platformë për diskutim mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike në komunë.
Postimi i plotë: