Vdekja e Vera Zhejit, Begaj:”Zonja e madhe” e mikrofonit të Radio Tiranës
Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta një ditë më parë (17 gusht) të zërit ikonik të Radio Tiranës, Vera Zheji. Begaj e cilëson atë si “zonjën e madhe” të mikrofonit dhe skenës shqiptare, ndërsa shton se figura e saj nuk mund të zëvendësohet. “U nda nga jeta Vera Zheji, zëri ikonik…

ShowBiz
Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta një ditë më parë (17 gusht) të zërit ikonik të Radio Tiranës, Vera Zheji.
Begaj e cilëson atë si “zonjën e madhe” të mikrofonit dhe skenës shqiptare, ndërsa shton se figura e saj nuk mund të zëvendësohet.
“U nda nga jeta Vera Zheji, zëri ikonik i Radio Tiranës. Një grua që pothuajse është e vështirë që të ketë të ngjashme në cilësinë e gazetares, spikeres dhe gruas me mendje të lirë. Spikere, gazetare, aktore dhe pedagoge e Fjalës Artistike në Institutin e Lartë të Arteve, Vera Zheji do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës”, shkruan Begaj.
Zëri simbol i Radio Tiranës Vera Zheji u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare.
Në moshën 15-vjeçare, në shkurt të vitit 1948 ajo nisi në mikrofonin e Radio Tiranës të bënte leximin e emisioneve letrare.
Vera Zheji, shumë shpejt u bë një nga zërat më popullor dhe më të njohur në të gjithë Shqipërinë.