Vdekja e shtetases gjermane në Jazhnicë, operacioni i evakuimit zgjati 9 orë
Një shtetase gjermane ka humbur jetën pas një aksidenti malor në shkëmbinjtë e Liqenit të Jazhnicës. Operacioni i kërkim-shpëtimit ka zgjatur 9 orë, duke përfshirë ekipe të Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Siç njofton ShKShMk në Facebook, aksidenti me fatalitet ndodhi ditën e djeshme, kur një grup bjeshkatarësh gjeti trupin…

Lajme
Një shtetase gjermane ka humbur jetën pas një aksidenti malor në shkëmbinjtë e Liqenit të Jazhnicës.
Operacioni i kërkim-shpëtimit ka zgjatur 9 orë, duke përfshirë ekipe të Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Siç njofton ShKShMk në Facebook, aksidenti me fatalitet ndodhi ditën e djeshme, kur një grup bjeshkatarësh gjeti trupin e viktimës në afërsi të shtegut kryesor.
Viktima, me inicialet M.N., gjatë ecjes malore në mënyrë të vetmuar, dyshohet të ketë ngecur në shkëmbinj dhe të ketë pësuar fatalitet nga kushtet atmosferike, duke kaluar në hipotermi për shkak të pamundësisë për t’u ndihmuar dhe mungesës së mbulueshmërisë me rrjet telefonik.
“I shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimës”, shkruan tutje ShKShMk.