Vdekja e Mirush Kabashit, Çun Lajçi emocionon me vargjet kushtuar atij

Artisti i njohur i teatrit shqiptar, Mirush Kabashi ka ndërruar jetë ditën e sotme e për këtë kanë njoftuar familjarët e tij. Miq dhe familjarë të artistit, kolegë dhe artistë të të gjitha fushave kanë ndarë dhimbjen përmes postimeve të tyre në rrjete sociale. Artisti shqiptar, Çun Lajçi ka qenë një ndër ata që ka…

ShowBiz

05/12/2023 12:32

Artisti i njohur i teatrit shqiptar, Mirush Kabashi ka ndërruar jetë ditën e sotme e për këtë kanë njoftuar familjarët e tij.

Miq dhe familjarë të artistit, kolegë dhe artistë të të gjitha fushave kanë ndarë dhimbjen përmes postimeve të tyre në rrjete sociale.

Artisti shqiptar, Çun Lajçi ka qenë një ndër ata që ka emocionuar ndjekësit e tij me vargjet kushtuar Mirush Kabashit.

“Dije, se nga sot e tutje për ty do t’thonë; – ai, po ai ishte i madh, gjeni ishte, yll arti i pashuar!”, ka shkruar Çun Lajçi në rrjetin social Facebook.

Çun lajçi ka ndarë disa nga momentet e tyre së bashku, duke qenë i pakënaqur me vlerësimin që iu është bërë për karrierën e tyre të bujshme.

“Dije, se nga sot e tutje për ty do t’thonë; – ai, po ai ishte i madh, gjeni ishte, yll arti i pashuar!”, ka shkruar Lajçi.

Mirush Kabashi ka lënë pas mbi 100 role në filma teatër. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: