Vdekja e 4-vjeçares, reagon Spitali i Gjakovës: I ofruam kujdes, pastaj e referuam për QKUK

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar sot në lidhje me raportimet për trajtimin e fëmiut (4 vjeçar) që dyshohet se vdiq pas disa plagëve të marra. Spitali ka treguar se me datën 16 shkurt 2024, rasti ishte referuar nga urgjenca e mjekësisë familjare, për në Repartin e Pediatrisë, dhe pas konsultimeve me Pediatrin, Ortopedin…

Lajme

21/02/2024 14:27

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar sot në lidhje me raportimet për trajtimin e fëmiut (4 vjeçar) që dyshohet se vdiq pas disa plagëve të marra.

Spitali ka treguar se me datën 16 shkurt 2024, rasti ishte referuar nga urgjenca e mjekësisë familjare, për në Repartin e Pediatrisë, dhe pas konsultimeve me Pediatrin, Ortopedin dhe Kirurgin, fëmija është ndaluar për trajtim të mëtejmë në repartin e Kirurgjisë.

Tutje spitali shpjegon se konsultimet dhe mbikëqyrja e mjekëve ka vazhduar derisa gjendja ka filluar të përkeqësohet dhe mjekët kanë konstatuar se nevojitet trajtim i mëtejmë në QKUK.

Ndëra lidhur me rastin spitali ka treguar se Policia dhe Prokuroria e Kosovës kanë filluar hetimet.

Njoftimi i plotë:

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda”, në Gjakovë, në lidhje me raportimet për trajtimin e fëmiut (4 vjeçar), fillimisht ju njofton se me datë 16 shkurt 2024, rasti ishte referuar nga urgjenca e mjekësisë familjare, për në Repartin e Pediatrisë, ku pas konsultimit me Pediatrin, Ortopedin dhe Kirurgun, fëmija ndalohet për trajtim të mëtejmë në repartin e Kirurgjisë.

Konsultimet dhe mbikëqyrja profesionale mjekësore ka vazhduar derisa gjendja ka filluar të përkeqësohet dhe mjekët kanë konstatuar se nevojitet trajtim i mëtejmë në QKUK, pra trajtim në nivelin terciar.

Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Policia e Kosovës, dhe Prokuroria kanë filluar hetimet.

Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë, ka ofruar të gjithë dokumentacionin e kërkuar që nga momenti i pranimit të rastit, e deri në momentin e referimit të pacientes për QKUK.

Shprehim ngushëllime familjes me rastin e humbjes së fëmijës së tyre, bashke ndjejmë me familjen. /Lajmi.net/