Vdekja e 19-vjeçares në vetaksident, deklarohen nga Prokuroria e Prizrenit

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu ka qartësuar rastin në Pouskë të Prizrenit, duke e cilësuat vetaksident ngjarjen tragjike ku humbi jetën një 19-vjeçare. Të lënduar mbetën një 25 dhe 27 vjeçar. “Po, mund te konfirmoj që në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një vetaksident ku vozitësja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes…

Lajme

18/05/2025 10:11

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu ka qartësuar rastin në Pouskë të Prizrenit, duke e cilësuat vetaksident ngjarjen tragjike ku humbi jetën një 19-vjeçare.

Të lënduar mbetën një 25 dhe 27 vjeçar.

“Po, mund te konfirmoj që në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një vetaksident ku vozitësja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes përderisa dy pasagjerët kanë marrë lëndime trupore! Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurorja Kujdestare, e cila ka urdhëruar që trupi i pa jetë i vozitëses të dërgohet në IML ku edhe është tërheq nga instituti i IML-se për autopsi”, tha Kryeziu për Klankosova.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

U bë e ditur se njëri nga të lënduarit pas trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi, derisa tjetri si pasojë e lëndimeve të rënda, është transferuar për në QKUK.

Këtë e bëri të ditur shefi i Emergjencës së Prizrenit, Hekuran Veçgishti.

“Kanë ardhur dy të lënduar, njëri prej tyre është liruar në shtëpi, tjetri për shkak të lëndimeve më të mëdha që i ka pasur është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë”, tha Veçgishti.