“Vdekja dhe sëmundja nuk përzgjedhin”, Alketa ka një thirrje për qytetarët

Alketa Vejsiu bën thirrje të vendosen maskat.

ShowBiz

05/08/2020 09:46

Alketa Vejsiu ka ndarë një mesazh sensibilizues, me të cilin lut qytetarët të vendosin maskën, ngase vshtë detyrim qytetar, shkruan lajmi.net.

Ajo mori shembull Italinë, duke thënë se nuk pa askënd pa të pas asaj që përjetoi muaj më parë, kur situata doli jashtë kontrollit.

Më tej, moderatorja thotë se edhe bizneset në Shqipëri po i respektojnë masat, ndërsa fton të gjithë ata që janë aktiv në Instagram, të promovojnë masën e vendosjes së maskave.

“?Vendos Masken!
?Nga Qyteti ne Fshat, Italia pas asaj qe kaloi na meson qe duhet ta marrim vertete seriozisht kete situate! Nuk pashe askend pa maske, ne mjedise te mbyllura nuk diskutohet! Edhe ne Shqiperi te gjitha bizneset serioze kane vendosur sterilizues ne hyrje dhe e kane detyrim masken! Bravo! Ftoj te gjithe ata qe jane aktiv ne instagram te promovojne sa me shume kete mase te domosdoshme por thuajse te neglizhuar ne vendin tone!
Maska nuk eshte Tendence, as Opsion! Eshte detyrim qytetar! Mbro veten dhe tjetrin! Mos bej si i forte, mos u bej as budalla! Vdekja dhe semundja nuk perzgjedhin!”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Alketa shtoi edhe fjalët “?Komuniteti i Instagramit TE REAGOJE! Jep shembullin tend!
Postoni foto me maske! Ky duhet te jete trendi nese nuk duam nje karantinë 2!”. /Lajmi.net/