Vazhdon vuajtja për Sigal Prishtinën, mposhtet nga Ylli
Sot u luajt dueli ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Ylli në kuadër të xhiros së 11-të në Prince Superligën e Kosovës.

Sport
Sigal Prishtina kishte regjistruar katër humbje dhe një fitore në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa Golden Eagle Ylli gjithashtu ka të njejtën formë katër humbje dhe një fitore, por therandasit kishin fituar ndeshjen e fundit ndaj Trepçës.
Sigal Prishtina deri më tani në 10 ndeshje të luajtura kishte plotë shtatë humbje dhe tre fitore gjithsej, formë tepër e dobët nga kryeqytetasit.
Golden Eagle Ylli në 10 ndeshje total kishte pesë fitore dhe pesë humbje.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 78 – 73 në favor të Golden Eagle Yllit, transmeton lajmi.net.
Lojtarët më të dalluar tek Sigal Prishtina ishin Fisnik Rugova me 19 pikë dhe Edmond Azemi me 17 pikë gjithsej.
Tek Golden Eagle Ylli më i dalluari ishte C john me 16 pikë.
Golden Eagle Ylli qëndron në pozitën e tretë me 17 pikë, ndërsa Sigal Prishtina në pozitën e gjashtë me 14 pikë./Lajmi.net/