Vazhdon të jetë e rëndë gjendja e punëtorit nga Gjilani, i nënshtrohet operacionit
23-vjeçari që ra nga kati i gjashtë i një ndërtese në ndërtim në Gjilan vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur Gazmend Shehu, i cili njoftoi se ai është duke iu nënshtruar operacionit. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme Klankosova.tv ka raportuar se nga burime të gazetares…
Lajme
23-vjeçari që ra nga kati i gjashtë i një ndërtese në ndërtim në Gjilan vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur Gazmend Shehu, i cili njoftoi se ai është duke iu nënshtruar operacionit.
Ndërkaq, gjatë ditës së sotme Klankosova.tv ka raportuar se nga burime të gazetares së Klan Kosovës, Endrita Bajrami, i lënduari është Rinor Haxhiu i cili aktualisht po trajtohet në mjekim intensiv në QKUK, dhe i njëjti ka politraumë.
Siç thonë më tej burimet e gazetares Bajrami, viktima në emergjencën e Gjilanit ishte dërguar pa shenja jete, mirëpo pas reanimimit iu kanë kthyer shenjat e jete.