Vazhdon synetia e kundërligjshme e vajzave në Egjipt

Për shumë vajza në Egjipt, kjo kohë e vitit është shumë e frikshme, ngase zakonisht në këtë kohë fillon synetia e tyre.

Bota

25/06/2015 20:28

CNN raporton se këto raste janë shumë të shpeshta në Egjipt, ku ky rit brutal është i pranishëm në Egjipt që nga koha e faraonëve.

Sipas Kombeve të Bashkuara Egjipti ka numrin më të madh të vajzave të bëra synet, pra janë më shumë se më shumë se 125 milionë.

Sipas qeverisë së Egjiptit, 92% e grave të moshës 15 deri në 49 janë të bëra synet, dhe ata janë shprehur se kjo praktikë është një normë në këtë vend.

Shumica e vajzave e bëjnë këtë intervenim në mes të moshës 9 dhe 12 vjeçare, dhe zakonisht operacioni bëhet gjatë stinës së verës, kur vajzat nuk janë në shkollë dhe mund të shërohen në shtëpi.

Sipas Kombeve të Bashkuara, ky operacion nuk ka asnjë përfitim shëndetësor.

Por sipas tyre, kjo ndërhyrje lë shumë pasoja fizike dhe psikike.

Kjo bëhet edhe më e rëndë kur heqja e klitorit nuk bëhet gjithmonë nga doktorët.

Ky operacion është i paligjshëm në Egjipt që nga viti 2008, mirëpo edhe pse ilegale prapë vajzat po torturohen.