Përparim Rama planifikon dekorimet e funditvitit në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për ta përshtatur hapësirën ku pritet të ndërtohet sheshi “Xhorxh Bush”, për festat e fundvitit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka njoftuar se ka dalë në terren së bashku me drejtorët komunalë për të parë nga afër mundësitë e rregullimit…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për ta përshtatur hapësirën ku pritet të ndërtohet sheshi “Xhorxh Bush”, për festat e fundvitit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka njoftuar se ka dalë në terren së bashku me drejtorët komunalë për të parë nga afër mundësitë e rregullimit të sheshit “Xhorxh Bush” për këtë periudhë festive.
Ndërkohë që, në këtë pjesë të qytetit punimet janë ende duke vazhduar, ndërsa qarkullimi i këmbësorëve në hapësirën ku po kryhen ndërhyrjet është vështirësuar javëve të fundit, për shkak të këtyre punimeve.
Tutje, kryetari ka përsëritur pretendimin se, po të mos ishte bllokuar nga Qeveria për dy vjet, sheshi “Xhorxh Bush” tashmë do të ishte përfunduar.
“Ata blloko, na gjej alternativa! Prishtina ka me qenë vend i festës dhe i pozitivitetit” – ka shkruar ndër të tjera Rama, të premten më 13.11.2026.
Vitin e kaluar, se sheshet e Prishtinës kishin mbetur pa dekorime deri në fund të muajit dhejtor, pak ditë para shënimit të festave të fundivitit.
Ndonëse kishin nisur aktivitete që u paraprijnë festave të fundvitit, sikur tregu dimëror “Verë n’Dimër”, megjithatë sheshet kryesore të qytetit të Prishtinës u dekoruan me vonesë, në krahasim me vitet paraprake. Këtë vonëse, komuna e kishte arsyetuar me proceset e prokurimit.