Vazhdon seanca në përpjekjen e 14-të për konstituimin e Kuvendit

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës sot do të bëjë përpjekjen e 14 për t’u konstituar. Ndryshe nën drejtimin e deputetit Avni Dehari, të premten seanca serish nuk pati kuorum në procedurën e votimit për përbërjen e komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë. Kryesuesi Dehari ftoi subjektet politike…

Lajme

11/05/2025 08:05

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës sot do të bëjë përpjekjen e 14 për t’u konstituar.

Ndryshe nën drejtimin e deputetit Avni Dehari, të premten seanca serish nuk pati kuorum në procedurën e votimit për përbërjen e komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë.

Kryesuesi Dehari ftoi subjektet politike parlamentare PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma që të propozojnë nga një anëtar në komision.

Në mungesë të propozimeve, kryesuesi Dehari hodhi në votim përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës.

Pasi konstatoi se për kanë votuar 56 deputetë, një kundër, ndërsa nuk kishte asnjë abstenim, kryesuesi Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës dhe paralajmëroi vazhdimin e saj të dielën, më 11 maj, në orën 10:00.