Haradinaj – qeverisë së ardhshme: Çdo devijim nga projekti amerikan i gazit i shërben agjendave anti-Kosovë dhe anti-Amerikë

Kandidati për deputet nga Aleanca, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje për rikthimin e projektit amerikan për gazin dhe projektit energjetik për ndërtimin e një termocentrali të ri në Kosovë. Haradinaj ka theksuar se qeveria e ardhshme duhet t’i ketë këto dy projekte ndër prioritetet kryesore, raporton lajmi.net “Kushdo që e formon qeverinë e ardhshme të…

Lajme

11/06/2026 14:35

Kandidati për deputet nga Aleanca, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje për rikthimin e projektit amerikan për gazin dhe projektit energjetik për ndërtimin e një termocentrali të ri në Kosovë.

Haradinaj ka theksuar se qeveria e ardhshme duhet t’i ketë këto dy projekte ndër prioritetet kryesore, raporton lajmi.net

“Kushdo që e formon qeverinë e ardhshme të Kosovës, do të duhej që pika e parë të jetë rikthimi i projektit amerikan për gazin dhe rikthimi i projektit energjetik të termocentralit të ri. Pavarësia energjetike nënkupton edhe zhvillim, edhe siguri kombëtare. Çdo devijim nga këto dy tema lë të kuptohet se i shërben agjendave anti-Kosovë dhe anti-Amerikë.”, ka shkruar Haradinaj./Lajmi.net/