Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, KQZ jep detaje në lidhje me procesin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në QNR po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, saktësisht votimi në përfaqësitë diplomatike. KQZ njoftoi se deri të mërkurën në mesnatë janë numëruar 19 nga gjithsej 43 vendvotime, ndërkaq procesi i numërimit po vazhdon për pjesën e mbetur. “Më 8 shkurt 2025 është votuar në…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në QNR po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, saktësisht votimi në përfaqësitë diplomatike.
KQZ njoftoi se deri të mërkurën në mesnatë janë numëruar 19 nga gjithsej 43 vendvotime, ndërkaq procesi i numërimit po vazhdon për pjesën e mbetur.
“Më 8 shkurt 2025 është votuar në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime dhe sipas të dhënave nga 20,324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352 shtetas të Kosovës që gjatë regjistrimit kishin përzgjedhur këtë mënyrë votimi”.
Sipas KQZ-së procesi i numërimit është transparent dhe në prezencë të vëzhguesve.
Pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi, brenda një kohe të shpejtë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas përfaqësive diplomatike, do të shfaqen në platformë.
Nga votat e numëruara deri më tani del se Lëvizja Vetëvendosje ka 81.89%, LDK, 7.21%, PDK 5.75% dhe AAK-Nisma 1.54%./Lajmi.net/