Vazhdon intervistimi i Besnik Bislimit në Prokurori Speciale
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi është duke u intervistuar në Prokurori Speciale që nga ora 09:30. Intervistimi i tij po vazhdon ende. Ai kur hyri në Prokurori bashkë me avokatin e tij, nuk u deklarua për media. Besnik Bislimi është ftuar për t’u intervistuar në lidhje me hetimet që po bëhen për skandalin e publikuar…

Lajme
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi është duke u intervistuar në Prokurori Speciale që nga ora 09:30.
Intervistimi i tij po vazhdon ende.
Ai kur hyri në Prokurori bashkë me avokatin e tij, nuk u deklarua për media.
Besnik Bislimi është ftuar për t’u intervistuar në lidhje me hetimet që po bëhen për skandalin e publikuar për kontratën e dhënë për fabrikën e mbetjeve shtazore.
Në këtë hetim i përfshirë është edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Më 27 maj, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është intervistuar për më shumë se tri orë nga organet e hetuesisë në cilësinë e të pandehurit, pikërisht në rastin e njëjtë.
Peci pati deklaruar se Bislimi ishte interesuar rreth fabrikës dhe e pranoi se ai dy herë e kishte ftuar në zyrë për këtë çështje.
“Unë jam kthy në Ministri e kam transmetu shqetësimin e zëvendëskryeministrit për nevojën për funksionalizimin e kësaj fabrike”, kishte thënë Peci.