Vazhdon fushata informuese për regjistrimin e fakteve të gjendjes civile
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pas miratimit të vendimit për regjistrimin e fakteve të gjendjes civile po zhvillon sesione informuese për të gjithë qytetarët. Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky sesion ka për qëllim të ndihmojë dhe asistojë në këtë proces qytetarët të cilët kanë regjistruar lindjen, martesën dhe vdekjen në…
Lajme
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pas miratimit të vendimit për regjistrimin e fakteve të gjendjes civile po zhvillon sesione informuese për të gjithë qytetarët.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky sesion ka për qëllim të ndihmojë dhe asistojë në këtë proces qytetarët të cilët kanë regjistruar lindjen, martesën dhe vdekjen në struktura ilegale serbe nga 10 qershori 1999 deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shkruan lajmi.net.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, rreth 300 fletushka informuese janë shpërndarë tek qytetarët për të siguruar që të kenë informacionin e nevojshëm.
Ndryshe procesi i regjistrimit do të kryhet nga Agjencia për Regjistrimin Civil dhe do të jetë i hapur nga data 1 shkurt 2025 deri më 30 prill 2025.
“Ftojmë qytetarët që nga data 1 shkurt 2025 të aplikojnë sipas nevojës së tyre, duke dorëzuar dokumentacionet përkatëse në bazë të llojit të faktit që synojnë të regjistrojnë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/