Vazhdon forma e lartë e Messi – ‘Topi i Artë’ shënoi dy herë mbrëmë, një nga gjuajtja e lirë

Lionel Messi po e vazhdon formën e tij të lartë. Messi dhe Argjentina po kalojnë në një formë të shkëlqyer. Mbrëmë ata kanë mposhtur skuadrën e Xhamajkës, shkruan lajmi.net. Argjentina fitoi me rezultatin 3:0, në një ndeshje që ishte e karakterit miqësor. Seria e golave u hap nga Julian Alvarez, i cili dërgoi topin në…

Sport

28/09/2022 09:43

Lionel Messi po e vazhdon formën e tij të lartë.

Messi dhe Argjentina po kalojnë në një formë të shkëlqyer. Mbrëmë ata kanë mposhtur skuadrën e Xhamajkës, shkruan lajmi.net.

Argjentina fitoi me rezultatin 3:0, në një ndeshje që ishte e karakterit miqësor.

Seria e golave u hap nga Julian Alvarez, i cili dërgoi topin në rrjetë kur po luhej minuta e 13’.

Dy golat që vulosën rezultatin final i shënoi Lione Messi. Njëri u shënua në minutën 86’, tjetri në minutën 89’. Goli i shënuar nga gjuajtja e lirë ishte thjesht spektakolar.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell videon ku mund ta shihni golin e Leo Messi. /Lajmi.net/