Vazhdon faza e tretë e deratizimit dhe dezinfektimit, në ambientet e QMF-së në Drenas

Sot gjatë ditës është kryer faza e tretë e deratizimit, dezinsektimit dhe dezinfektimit, në ambientet e Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF). Sipas njoftimit nga komuna e Drenasit, procesi i deratizimit, dezinsektimit dhe dezinfektimit, ka për qëllim ngritjen e nivelit të higjienës dhe përhapjes së infeksioneve të ndryshme. “Ky veprim ka për qëllim ngritjen e nivelit…

Lajme

10/09/2024 16:53

Sot gjatë ditës është kryer faza e tretë e deratizimit, dezinsektimit dhe dezinfektimit, në ambientet e Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF).

Sipas njoftimit nga komuna e Drenasit, procesi i deratizimit, dezinsektimit dhe dezinfektimit, ka për qëllim ngritjen e nivelit të higjienës dhe përhapjes së infeksioneve të ndryshme.

“Ky veprim ka për qëllim ngritjen e nivelit të higjienës dhe mirëmbajtjes së objekteve shëndetësore, si dhe parandalimin e përhapjes së infeksioneve të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se drejtoria për shëndetësi dhe mirëqenie sociale është e përkushtuar për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

“Drejtoresha Lumnije Krapi ka theksuar se Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është e përkushtuar për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në institucionin e kujdesit parësor shëndetësor të Komunës së Drenasit”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/