Vazhdojnë vërshimet, uji hy brenda shtëpive në Bubël të Malishevës- pamje nga atje

Reshjet e dendura të shiut kanë përkeqësuar gjendjen në shumë komuna të Kosovës. Në Drenas, Malishevë, Gjakovës, Ratkoc e në shumë anë të tjera situate vazhdon të jetë shumë e rënduar. E në fshatin Bubël të Komunës së Malishevës uji u solli probleme të shumta familjeve të ndryshme që jetojnë aty. Në redaksi të lajmi.net…

Lajme

06/01/2026 14:30

Reshjet e dendura të shiut kanë përkeqësuar gjendjen në shumë komuna të Kosovës.

Në Drenas, Malishevë, Gjakovës, Ratkoc e në shumë anë të tjera situate vazhdon të jetë shumë e rënduar.

E në fshatin Bubël të Komunës së Malishevës uji u solli probleme të shumta familjeve të ndryshme që jetojnë aty.

Në redaksi të lajmi.net janë dërguar edhe disa fotografi ku shihet gjendja e rënduar pasi ujërat kanë hyrë brenda një shtëpie.

Banorët kanë bërë të ditur se ende nuk u është ofruar asnjë ndihmë nga autoritetet përkatëse./Lajmi.net/