Vazhdojnë përleshjet në LDK, Xhafer Tahiri me karrige pretendon të bëhet kryetar

Përleshjet në procesin zgjedhor të LDK-së, nuk kanë të ndalur.

Lajme

07/07/2019 22:42

Procesi zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Kosovës, që nga fillimi i tij ka shkuar me incidente, madje në disa raste janë përdorur edhe karriget.

Karriget janë përdorur edhe në një nëndegë të LDK-së në Vushtrri.

Burime të lajmi.net, kanë bërë të ditur se në një nëndegë të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kryetar aktual i Vushtrrisë ka bërë përpjekje që t’i fitojë këto zgjedhje pavarësisht se në këtë proces janë përdorur karriget.

Lajmi.net, merr vesh se për shkak të këtij incidenti, LDK në Vushtrri ka thirrur një mbledhje urgjente. /Lajmi.net/