Vazhdojnë negociatat, Barca e do Azpilicuetan

Cesar Azpilicueta me shumë gjasë do të jetë një nga transferimet e Barcelonës në verë.

Sport

05/02/2022 10:49

Skuadra katalane bëri lëvizjet e saj në merkaton e dimrit, por lojtarët e transferuar ishin kryesisht të repartit të sulmit.

Azpilicueta ishte në mesin e emrave të lakuar, por nuk u finalizua marrëveshja. Mundo Deportivo shkruan se Barca po vazhdon negociatat për transferimin e lojtarit gjatë verës, përcjell lajmi.net.

Azpi do të jetë pa kontratë në fund të sezonit dhe Barca e dëshiron si lojtarë të lirë.

32 vjeçarit i është ofruar kontratë e re nga ‘Blutë’, por ai nuk e ka nënshkruar një të tillë. /Lajmi.net/