Vazhdojnë kërkimet për të riun nga Tropoja Florjan Tabakun
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka filluar sërish operacionin për gjetjen e Florjan Tabakut nga Tropoja e Shqipërisë, person me nevoja të veçanta, i cili është raportuar i zhdukur më 20 tetor në Kosovë. Postimi i plotë: Sot, më 23.10.2025, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Ushtrinë e…
Lajme
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka filluar sërish operacionin për gjetjen e Florjan Tabakut nga Tropoja e Shqipërisë, person me nevoja të veçanta, i cili është raportuar i zhdukur më 20 tetor në Kosovë.
Postimi i plotë:
Sot, më 23.10.2025, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Ushtrinë e Kosovës, është duke zhvilluar një operacion kërkim-shpëtimi në rajonin e Gjakovës për gjetjen e personit Florijan Tabaku nga Tropoja, person me nevoja të veçanta, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 20.10.2025 në territorin e Kosovës.
KËRKIMET VAZHDOJNË DERI NË NJË NJOFTIM TË RRADHËS!
Ekipet e angazhuara kanë zhvilluar kërkime intensive në terren të vështirë dhe kushte atmosferike të ftohta, duke demonstruar bashkëpunim dhe përkushtim të lartë profesional.