Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Alush Kastratit i zhdukur nga 7 marsi

Kërkimet për ta gjetur 80-vjeçarin, Alush Kastrati i zhdukur që nga 7 marsi, po vazhdojnë. Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me FSK, Policinë e Kosovës dhe Komunën e Rahovecit, po vazhdon operacionin e kërkimit për gjetjen e të moshuarit. “Që nga marrja e lajmit, shoqata ka angazhuar departamentin e këmbësorisë dhe…

Lajme

09/03/2026 19:39

Kërkimet për ta gjetur 80-vjeçarin, Alush Kastrati i zhdukur që nga 7 marsi, po vazhdojnë.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me FSK, Policinë e Kosovës dhe Komunën e Rahovecit, po vazhdon operacionin e kërkimit për gjetjen e të moshuarit.

“Që nga marrja e lajmit, shoqata ka angazhuar departamentin e këmbësorisë dhe ekipin e dronistëve të saj, duke punuar me të gjitha kapacitetet deri në orët e para të mëngjesit. Pas një pauze të shkurtër disaorëshe, operacioni ka rifilluar në mëngjesin e sotëm dhe po vazhdon edhe tani”, thuhet në njoftim in e ShKKS-së.

Për gjetjen e tij u aktivizua edhe Policia e cila përmes një njoftimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve se kushdo që ka informacion për të, të lajmërohet në numrin 192 ose në stacionin më të afërt.