Vazhdojnë edhe sot punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, Rama: Projekti do të realizohet
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar se edhe sot janë duke vazhduar punimet në sheshin “Xhorxh Bush”. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka thënë se dje ka ndodhur ndalimi i punimeve në një pjesë të rrugës, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe duke u mbështetur në dokumente JO…

Lajme
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar se edhe sot janë duke vazhduar punimet në sheshin “Xhorxh Bush”.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka thënë se dje ka ndodhur ndalimi i punimeve në një pjesë të rrugës, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe duke u mbështetur në dokumente JO VALIDE.
Teksa u shpreh se Komuna e Prishtinës, do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të kundërshtuar të gjitha vendimet e kundërligjshme të Ministrisë së Kulturës dhe të institucioneve vartëse të saj.
“Projekti do të realizohet! Dje ka ndodhur ndalimi i punimeve në një pjesë të rrugës, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe duke u mbështetur në dokumente JO VALIDE. Prandaj, Komuna e Prishtinës do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të kundërshtuar të gjitha vendimet e kundërligjshme të Ministrisë së Kulturës dhe të institucioneve vartëse të saj”, ka shkruar Rama.
Ndërkaq lidhur me këto punime Inspektorati pati marrë vendim që të ndërpriten punimet e nisura nga Komuna e Prishtinës në sheshin “Xhorxh Bush”. /Lajmi.net/