Vazhdojnë edhe sot kolonat e gjata në rrugën Komoran-Prishtinë, qytetarët po presin me orë të tëra
Sikurse dje, kolonat e gjata në rrugën nga Komorani në Prishtinë, vazhdojnë të jenë. Qytetarët po presin me orë të tëra për ta kaluar këtë rrugë, e krejt kjo shkak i ujit që është mbledhur në një segment të kësaj rruge. Për shkak të ujit, në këtë segment rrugor në hyrje të Fushë Kosovës janë…
Lajme
Sikurse dje, kolonat e gjata në rrugën nga Komorani në Prishtinë, vazhdojnë të jenë.
Qytetarët po presin me orë të tëra për ta kaluar këtë rrugë, e krejt kjo shkak i ujit që është mbledhur në një segment të kësaj rruge.
Për shkak të ujit, në këtë segment rrugor në hyrje të Fushë Kosovës janë shkaktuar edhe ngrica e që po paraqesin rrezik serioz në komunikacion.
Gjendja e rënduar në trafik ka nxitur reagime të shumta edhe mbrëmë nga qytetarët, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për mungesën e ndërhyrjes së shpejtë dhe menaxhimin e situatës.
Policia kërkon kujdes të shtuar gjatë vozitjes.