Vatër zjarri në Sarandë, flakët përhapen me shpejtësi

Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi të ulët pranë kryqëzimit të Fushë-Vërrisë në Sarandë të Shqipërisë. Sipas informacioneve të para, deri në këto momente nuk ka ndërhyrje nga zjarrfikësit, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë që po fryn në rajon, raportojnë…

Lajme

21/09/2025 17:01

Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi të ulët pranë kryqëzimit të Fushë-Vërrisë në Sarandë të Shqipërisë.

Sipas informacioneve të para, deri në këto momente nuk ka ndërhyrje nga zjarrfikësit, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë që po fryn në rajon, raportojnë mediat në Tiranë.

Është e disata herë brenda pak muajsh që kjo zonë përfshihet nga flakët.