Vashat e Kosovës triumfojnë në miqësoren ndaj Estonisë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka filluar me fitore serinë e ndeshjeve miqësore ndaj Estonisë, duke shënuar një rezultat pozitiv në përballjen e parë. Takimi u zhvillua sot (e shtunë) në stadiumin ‘Kadrioru’ në Talin, ku Kosova arriti të fitojë me rezultat të ngushtë 1-0.   Autorja e golit të vetëm të ndeshjes…

Sport

28/06/2025 18:44

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka filluar me fitore serinë e ndeshjeve miqësore ndaj Estonisë, duke shënuar një rezultat pozitiv në përballjen e parë.

Takimi u zhvillua sot (e shtunë) në stadiumin ‘Kadrioru’ në Talin, ku Kosova arriti të fitojë me rezultat të ngushtë 1-0. 

 Autorja e golit të vetëm të ndeshjes ishte Aurela Imeraj, e cila realizoi në minutën e 72-të. 

Përballja e dytë miqësore ndërmjet dy ekipeve do të zhvillohet më 1 korrik, para sfidave zyrtare që e presin. 

Këto miqësore janë pjesë e përgatitjeve për përballjen kundër Turqisë në ‘play-off-in’ e Ligës së Kombeve, ku Kosova do të kërkojë rikthimin në Ligën B. 

Të drejtën për të marrë pjesë në ‘play-off’, Kosova e siguroi si një ndër ekipet më të mira të vendeve të dyta, pasi e përfundoi Grupin 6 të Ligës C me 7 pikë, duke u renditur në vendin e dytë.