Vasfije Krasniqi kujton momentet e rënda të saj: Luftëtarët e UÇK-së ishin shpëtimtarë
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi ka kujtuar momentet më të rënda të saj që kishte përjetuar me 14 prill të vitit 1999 dhe shpresa që iu ringjallë kur pa luftëtarët e UÇK-së. Ajo ka thënë se luftëtarët e UÇK-së ishin shpëtimtarë, e mbrojtës të popullit. “Pas asaj…

Lajme
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi ka kujtuar momentet më të rënda të saj që kishte përjetuar me 14 prill të vitit 1999 dhe shpresa që iu ringjallë kur pa luftëtarët e UÇK-së.
Ajo ka thënë se luftëtarët e UÇK-së ishin shpëtimtarë, e mbrojtës të popullit.
“Pas asaj që kisha përjetuar me 14 prill të vitit 1999, për mua pak apo fare nuk kishte shpresë. E gjendur një një zonë tërësisht të rrethuar nga forcat serbe, nuk e besoja që do të shpëtoja e gjallë. Si viktimë, ndihesha e thyer dhe e pafuqishme. Në atë kohë të errët, kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fundit, aty erdhën luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk do ta harroj kurr atë moment! Ata më ofruan ndihmën e parë, u kujdesën me aq sa kishin mundësi për jetën dhe shëndetin tim. Për mua, për ne, UÇK nuk ishte vetëm një forcë ushtarake, por ata ishin shpëtimtarë, mbrojtës të popullit të cilët e vunë vetën e tyre mburojë të trupave tanë, ata, dhanë jetën e tyre qe të vazhdonim ne jetën tonë. Ato ditë kurr nuk i harroj! Do të mbetet përgjithmonë në kujtesën time si momente kur unë ndjeja mbrojtjen e jetës sime me jetën e tyre. Faleminderit përjetësisht, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!!!”, ka shkruar Krasniqi.