Varroset Hekuran Hoxha, Haradinaj shpreh ngushëllime për familjen: Uroj të gjeni forcë e durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe

I është dhënë lamtumira e fundit kandidatit për deputet nga radhët e AAK-së, Hekuran Hoxhës, i cili vdiq pak ditë më parë. Në ceremoninë e varrimit përveç miqve e familjarëve, morën pjesë edhe bashkëpartiakët e tij. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili i shpreh ngushëllime familjarëve të…

Lajme

30/01/2026 15:12

I është dhënë lamtumira e fundit kandidatit për deputet nga radhët e AAK-së, Hekuran Hoxhës, i cili vdiq pak ditë më parë.

Në ceremoninë e varrimit përveç miqve e familjarëve, morën pjesë edhe bashkëpartiakët e tij.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili i shpreh ngushëllime familjarëve të tij.

“Lamtumira e fundit për kolegun tonë, Hekuran Hoxhën – Kanin. Familjes Hoxha, miqve dhe kolegëve, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj të gjejnë forcë e durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kani, u prehtë në paqe!”, tha Haradinaj.