Varroset Haki Thaqi, i vrarë të dielën në Prizren (Foto)
Sot është varrosur Haki Thaqi, njëri nga tre të vrarët të dielën në qendër të Prizrenit.
Lajme
Familjarë e qytetarë të shumtë janë mbledhur në “Varrezat Myslimane” në Prizren, për t’i dhënë Hakiut, lamtumirën e fundit.
Ndërsa dy të vrarët tjerë, bëhet e ditur se do të varrosen sot në orën tre të pasdites.
Eshref Shemallari dhe djali i tij Ejupi, sipas dyshimeve të policisë, janë dorasit që të dielën kanë vrarë: Ferdi Shishkon, Haki Thaqin dhe Bilgin Ersojin. Esherefi sipas policisë, është vetëdorëzuar sot në polici në Prishtinë, ndërsa djali i tij vazhdon të qëndrojë në arrati. (lajmi.net)