Varroset Astrit Dehari (Foto)

Albin Kurti vdekjen e tij e ka cilësuar si vrasje, vdekjen e tij.

Lajme

08/11/2016 14:41

(I plotësuar) – Trupi i pa jetë i Astrit Deharit është varrosur në fshatin Zllatar afër Matiqanit.

Dehari po prehet pranë varrit të vëllait të tij, Arbnor Deharit i cili u vetëvra para dy viteve. Në ceremoninë e varrimit të aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje morën pjesë më qindra qytetarë.

Albin Kurti vdekjen e tij e ka cilësuar si vrasje.

untitled varrimi-i-astrit-deharit

Fillon ceremonia e varrimit të Astrit Deharit

Në ceremoninë e varrimit janë duke marr pjesë qindra njerëz për të shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e Astirit, djalit 26-vjeçar që vdiq të shtunën, kur po mbahej në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare nga ekspertiza ligjore për rrethanat e vdekjes së Astritit. Ai ishte i burgosur si i dyshuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës që ndodhi në muajin gusht të këtij viti./Lajmi.net/

dehari

untitled