Vardy së bashku me futbollistin nga Kosova (FOTO)
Jamie Vardy mund të bëhet bashkëlojtar i Granit Xhakës në Arsenal.

Merkato
Arsenal ka paraqitur ofertë për Jamie Vardyn në përpjekje për transferimin e sulmuesit anglez nga kampioni i Premierligës, Leicester City.
Oferta besohet se vlen rreth 20 milionë euro dhe ka aktivizuar dëmshpërblimin në kontratën e tij me “Foxes”.
Vardy, i cili është aktualisht në përgatitje për “Euro 2016”, shënoi 24 gola për Leicester City që fitoi titullin e kampionit në Premierligë, në një prej befasive më të mëdha në histori të sportit.
29-vjeçari u transferua në klub për 1 milion funte nga Fleetwood më 2012. Ai ka realizuar tre gola në tetë ndeshje për Anglinë pas debutimit më 2015.
Arsenal, që përfundoi në pozitën e dytë në Premierligë ka transferuar mesfushorin kosovar Granit Xhaka nga Borussia Monchengladbach, gjatë këtij afati kalimtar të verës.