Varane përshëndetet me Perezin dhe bashkëlojtarët tek Reali, gati për aventurën e re

14:45 | 30 Korrik 2021

Raphael Varane i dha lamtumirën presidentit të Real Madridit, Firoentino Perez dhe bashkëlojtarëve.

Raphael Varane ka përshëndetur për herë të fundit në Valdebebas, presidentin e Real Madridit, Fiorentino Perez dhe bashkëlojtarët e tij të deritanishëm, transmeton lajmi.net.

Varane do të transferohet në Manchester United ku do të largohet nga Real Madridi pas plotë 10 vitesh qëndrimi atje.

Francezi regjistroi 236 paraqitje dhe shënoi tetë gola në La Liga për “Los Blancos”./Lajmi.net/