Varane me mesazh emocionues për tifozët e Realit

Raphael Varane ka falënderuar tifozët e Real Madridit.

Sport

30/07/2021 12:30

Varane do të transferohet në Angli tek Manchester United, transmeton lajmi.net.

Francezi është transferimi i fundit në “Old Trafford” pas transferimit të Jadon Sanchos.

Ai zgjodhi rrjetin e tij social, Instagram për të përçuar një mesazh për tifozët e Real Madridit duke ndarë kujtimet e tij për 10 vitet e qëndrimit në Madrid.

“Këto ditë të fundit kanë qenë plot emocione, ndjenja që tani dua t’i ndaj me të gjithë ju. Pas 10 vitesh të jashtëzakonshme dhe të mrekullueshme në Real Madrid, një klub që do ta mbaj gjithmonë në zemrën time, ka ardhur dita për t’ju thënë lamtumirë”, tha ai.

“Që kur erdha këtu në vitin 2011, së bashku i kemi tejkaluar të gjitha pritjet dhe kemi arritur gjëra që nuk mund t’i kisha ëndërruar kurrë më parë. Dua të falënderoj të gjithë trajnerët dhe të gjithë njerëzit që punojnë ose kanë punuar në klub për gjithçka çfarë kanë bërë për mua”, shtoi ai.

Shumë falënderime edhe për të gjithë “Madridistët” që më dhanë gjithmonë shumë dashuri dhe me pritjet e tyre të mëdha më shtynë të jap më të mirën time dhe të luftoj për çdo sukses në fushë”, vazhdoi ai.

“Kam pasur nderin të ndaj dhomën e zhveshjes me lojtarët më të mirë në botë. Fitore të panumërta që nuk do t’i harroj kurrë, veçanërisht “La Décima”. E kuptoj se ka qenë një privilegj i madh të kem qenë në gjendje të përjetoja momente të tilla të veçanta”, tha Varane.

Së fundi, dua të falënderoj të gjithë spanjollët dhe veçanërisht qytetin e Madridit, ku kanë lindur dy fëmijët e mi. Ky vend do të jetë gjithmonë i veçantë për mua”, përfundoi Raphael Varane./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Raphael Varane (@raphaelvarane)