Varane kërkoi nga Reali të harrojnë Chelsean dhe PSG-në, por të fokusohen te Man United

Transferimi më i ri i Manchester Unitedit, Raphael Varane kishte kërkuar nga Real Madrid të injoronte skuadrat e tjera.

Sport

04/08/2021 08:22

“Djajtë e Kuq” siguruan qendërmbrojtësin duke e blerë kartonin për 50 milionë euro, ndërsa do e prezantojnë brenda javës, transmeton lajmi.net.

Sipas ESPN, skuadrat si Chelsea dhe PSG-ja gjithashtu kishin shprehur interesim për mbrojtësin.

Por, Varane kishte kërkuar nga Reali të bënte biznes vetëm me Unitedin.

Dy klubet pastaj u pajtuan për çmimin, kurse ka mbetur vetëm që Varane të udhëtojë në Angli për të kryer testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën.

United do ta formojë dyshen mes francezit dhe Harry Maguire për edicionin tjetër./Lajmi.net/