Vanesa Ahmetaj fillon punën si notere në Fushë Kosovë

Sot ka filluar punën zyra noteriale në Fushë Kosovë, pranë objektit të ri komunal në krye me noteren Vanesa Ahmetaj. Juristja Vanesa Ahmetaj ka përvojë shumëvjeçare të noteres në lëminë juridiko-pronësore. Zyra ofron shërbime noteriale për të gjitha llojet e kontratave të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, deklarata/autorizime, vërtetime/pëlqime e poashtu edhe për zhvillimin…

Lajme

16/06/2025 16:14

Sot ka filluar punën zyra noteriale në Fushë Kosovë, pranë objektit të ri komunal në krye me noteren Vanesa Ahmetaj.

Juristja Vanesa Ahmetaj ka përvojë shumëvjeçare të noteres në lëminë juridiko-pronësore.

Zyra ofron shërbime noteriale për të gjitha llojet e kontratave të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, deklarata/autorizime, vërtetime/pëlqime e poashtu edhe për zhvillimin e procedurës së trashëgimisë.

Kjo zyre noteriale gjendet në rrugën “Bedri Pejani”, objekti “PËRPARIMI”, Bresje, Kati 1, Nr. 1/4, Fushë Kosovë, më saktësisht mbrapa objektit të Komunës së Fushë Kosovës ose përball gjykatës në Fushë Kosovë.

Aty mund të drejtohen të gjithë qytetarët që kanë nevojë për shërbime ligjore dhe noteriale, kërkesat e të cilëve do të trajtohen me profesionalizëm, përkushtim, transparencë dhe korrektësi.