Van Persie bëhet Wilshere (Foto)
Një tifoz i Arsenalit ia ka kaluar të gjithëve duke shndërruar fanellën e ish sulmuesit Robin van Persie, në emrin e mesfushorit Jack Wilshere, dhe atë pa e fshirë fare emrin e holandezit.
Sport
Në të kaluarën kemi parë përpjekje të ndryshme nga tifozët që të transformojnë emrat e futbollistëve në një fanellë. Por, një përkrahës i Arsenalit vendosi të tregohet më i thjeshtë.
Harroni mbulesat në emrin paraprak ose ndonjë ndryshim të vogël në shkronja.
Ky tifoz i Arsenalit vendosi të shpreh përkrahjen për numrin 10 të ri të Arsenalit, Jack Wilshere në një fanellë që më parë i takonte ish sulmuesit Robin van Persie, i transferuar tek rivali Manchester United, dy sezone më parë.
Fare pa e fshirë emrin e holandezit, ai vetëm shkroi Wilshere ndër të. Nuk mund të themi nëse ishte shumë e suksesshme.