Pas katër ditësh kërkime, gjendet në Prishtinë 31-vjeçari i zhdukur nga Ferizaj

Pas katër ditësh kërkimesh, është gjetur 31-vjeçari nga Ferizaj, zhdukja e të cilit ishte raportuar nga familjarët më 11 nëntor. Sipas Policisë së Kosovës, ai ishte larguar nga shtëpia më 10 nëntor dhe nuk ishte kthyer më. “Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë,…

Lajme

15/11/2026 10:47

Pas katër ditësh kërkimesh, është gjetur 31-vjeçari nga Ferizaj, zhdukja e të cilit ishte raportuar nga familjarët më 11 nëntor.

Sipas Policisë së Kosovës, ai ishte larguar nga shtëpia më 10 nëntor dhe nuk ishte kthyer më.

“Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për rastin janë njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori, të cilët po e trajtojnë rastin. /Lajmi.net/