Van Gaal: Për Balen nuk do të flas me mediat
Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal ka thënë se ai nuk do të flasë rreth transferimit të Bales për media, duke shtuar se për këtë gjë do të konsultohet me drejtuesit e skuadrës së tij.
Sport
Van Gaal ka refuzuar të flasë për media rreth interesimit të United për Balen, pasi për këtë gjë ai ka thënë se do të bisedojë me drejtuesit e skuadërs.
“Nuk mund ta diskutojë një gjë të tillë me juve”, tha Van Gaal në mënyrë zyrtarë për reporterët.
“Unë këto gjëra i diskutojë me zyrtarët dhe me askë tjetër, e sidomos me juve në media”, përfundoi trajneri holandez, i cili në krye të United erdhi gjatë kësaj vere.