Van Dijk i frikësohet Messit, shikoni si kërkon ndihmën e bashkëlojtarëve

Barcelona dhe Liverpool po zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/2019.

Sport

01/05/2019 22:32

Kjo përballje interesante ka vënë përballë Lionel Messin dhe mbrojtësin holandez, Virgil van Dijk.

Ky i fundit, duke e ditur madhështinë e argjentinasit, po provon gjitha mënyrat për ta ndalur pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Në një moment, në një duel një për një me Messin, Van Dijk kërkoi ndihmën e bashkëlojtarëve, për t’iu kundërvënë yllit të Barcelonës./Lajmi.net/