Van Dijk ‘degradon’ Ronaldon – përgjigje epike e holandezit kur pyetet për mungesën e CR7

Virgil van Dijk nuk e ka kursyer aspak Cristiano Ronaldon.

Sport

02/12/2019 19:54

Van Dijk ka mbërritur në ceremoninë e Topit të Artë pak minuta më parë, ku edhe ka dhënë disa komente.

Holandezi ndër të tjerash është pyetur edhe për mungesën e Cristiano Ronaldo, të cilin nuk e kurseu aspak, duke e ‘degraduar’.

“Ronaldo nuk do të jetë këtu sonte, kështu që keni një rival më pak” tha gazetari për Van Dijk.

“A ishte ai vërtetë rival atëherë (meqë mungon)” ishte përgjigja e Van Dijk, transmeton lajmi.net.

Lionel Messi dhe Virgil van Dijk janë dy favoritët kryesorë për të fituar Topin e Artë këtë vit. /Lajmi.net/