Valverde: Ne besojmë se do ta fitojmë Champions Leaguen
Fede Valverde është shprehur optimist se skuadra e tij do ta fitojë Champions Leaguen në fund të sezonit.

Sport
Pas fitores së mbrëmshme, ku “Los Blancos” kthyen rezultatin nga 1-0 në 3-1, entuziazmi brenda kampit madrilien është rritur.
Një shenjë të tillë e dha edhe Valverde mbrëmë, duke thënë se madrilienët besojnë në suksesin në kompeticionin më prestigjioz në Evropë.
“Ne besojmë se do ta fitojmë Champions Leaguen këtë sezon”, u shpreh lojtari pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme.
Valverde dhe skuadra e tij bënë një paraqitje spektakolare mbrëmë pasi mposhtën me përmbysje Manchester Cityn me rezultat 3-1. /Lajmi.net/