Valverde me shumë lëvdata për Pedron – rrit zërat për rikthimin e lojtarit në ‘Camp Nou’

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka rritur zërat për rikthimin e mundshëm të Pedro Rodriguez në ‘Camp Nou’.

Sport

13/12/2019 18:52

Në konferencën e fundit për shtyp, Valverde ka dhënë një varg lëvdatash për ish anëtarin e Barcelonës, duke e futur në mesin e lojtarëve me rëndësi të madhe në historikun e skuadrës.

“Ai është një lojtar historik për Barcelonën, nuk duhet ta gënjejmë vetën. Ai është një nga lojtarët që ka fituar më së shumti tituj me skuadrën, por ai tashmë luan me tjetër skuadër” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.net.

“Ne duhet të respektojmë lojtarët e skuadrave tjera. Ne do të shohim se çfarë ndodh në të ardhmen” ka shtuar trajneri i katalanëve.

Pedro ka luajtur vetëm katër herë në Premierligë, nën urdhrat e Lampard, duek mos pasur hapësirat e nevojshme për të. /Lajmi.net/