Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
Gazetari Valon Syla ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy deputetë të komuniteteve joserbe mund të mos e votojnë. Por, shtoi se mund të votojë për të një deputet nga PDK-ja. “Abdixhiku si të jetë serioz kur e ka sjellë kandidat…
Lajme
Gazetari Valon Syla ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së.
Tutje, ai ka thënë se edhe dy deputetë të komuniteteve joserbe mund të mos e votojnë.
Por, shtoi se mund të votojë për të një deputet nga PDK-ja.
“Abdixhiku si të jetë serioz kur e ka sjellë kandidat që ka votu në kushtetuese me iu rrëzu Qeverinë Hoti prej pushtetit. E dyta si ky person me njohuri kushtetuese futet në një proces që mund t’i ketë shkelur afatet kushtetuese”.
“Katër deputetë disponimin nuk e kanë, 2 deputetë nga pakicat joserbe, por një plus mund të jetë nga PDK-ja që nuk do të ishte çudi”, ka thënë ai në T7.