Valon Syla ironizon me parullën e VV-së: Jo negociata, por darkë me Vuçiqin

Gazetari Valon Syla ka komentuar darkën joformale ku u takuan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajme

05/05/2022 00:11

Syla ka ironizuar me parullën “Jo negociata, Vetëvendosje” të partisë së kryeministrit Kurti, Lëvizjes Vetëvendosje, e cila sa ishte në opozitë kishte protestuar kundër negociatave me Serbinë, shkruan lajmi.net.

“Jo negociata, por darkë me Vuçiqin…Vetëvendosje. Albin Kurti të bëftë mirë”, ka shkruar Syla në Facebook.

Kujtojmë se për takimin e Kurtit me Vuçiqin në Berlin të Gjermanisë ka pasur reagime edhe nga deputetët e opozitës, të cilët i kanë kujtuar fjalët e Kurtit sa ishte në opozitë kur thoshte se me takimet që po kryheshin mes Kosovës e Serbisë, po planifikohej ndarja e Kosovës me “thika mbi harta”. /Lajmi.net/